Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Projektligji për Byronë e Kredisë në fazën finale, ja kush do të ketë qasje në të dhënat tuaja
Projektligji për ngritjen dhe funksionimin e Byrosë së Kredisë është në fazën finale të diskutimeve mes palëve të interesuara dhe pritet të hidhet për konsultim publik nga Ministria e Ekonomisë gjatë këtij viti. Drafti është përgatitur me nismën e Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe parashikon që Byroja e Kredisë të ngrihet nga një subjekt privat, me eksperiencë në një aktivitet të tillë jashtë vendit. Që prej vitit 2008, Shqipëria ka një regjistër kredie që administrohet nga Banka e Shqipërisë. Por, informacioni që përmban ky regjistër është i kufizuar te kreditë e marra nga individët dhe bizneset prej institucioneve të licencuara financiare. Byroja e Kredisë do të mbledhë informacion për detyrimet që subjektet kanë ndaj institucioneve financiare, ndaj autoriteteve fiskale dhe atyre shtetërore në përgjithësi, si...