Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Prezantohet “Identiteti Digjital”, ministrja Koçiu: Deri në 2027, qytetarët do të përdorin dokumentet në çdo vend të…
Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu e pranishme dje në aktivitetin për prezantimin e Identitetit Digjital, një hap domethënës për Shqipërinë në rrugën e saj drejt modernizimit teknologjik të jetës sociale dhe ekonomike tha se projekti prek çdo qytetar shqiptar duke ndryshuar mënyrën se si ndërveprohet me shtetin, me bankën, me biznesin e me njëri-tjetrin. Në aktivitet ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, ministrja e Brendshme theksoi se Identiteti Digjital nuk është detyrim evropian, por një nevojë shqiptare një mënyrë për të bërë jetën e qytetarëve shqiptarë më të lehtë më të sigurt. “Imagjinoni portofolin tuaj digjital në telefon. Në xhepin e kujtdo, kudo që është, nga Tirana, deri në skajin më të largët. Aty, me një klikim, janë të gjitha dokumentet...