Moti sot relativisht i qëndrueshëm, mesdita me shi në relievet malore lindore

Moti sot relativisht i qëndrueshëm, mesdita me shi në relievet malore lindore

Ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura. Në orët e mesditës, reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të vendit. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësinë 10 m/s. Valëzimi do të jetë i forcës 2–3 ballë në detet Adriatik dhe Jon.