Të pathënat e fitores së Shqipërisë në Leskovc ndaj Serbisë, Milojeviç uroi Manajn

Të pathënat e fitores së Shqipërisë në Leskovc ndaj Serbisë, Milojeviç uroi Manajn

Adriatik BALLA Shqipëria siguroi një fitore mbresëlënëse ndaj Serbisë më 11 tetor në stadiumin e Leskovcit, duke marrë tri pikë të vyera për rrugëtimin e saj në grupin K kualifikues për Botërorin e ardhshëm në SHBA, Meksikë e Kanada. Theksojmë se kjo fitore e ngjiti përfaqësuesen tonë në kuotën e 11 pikëve, në vend të dytë pas Anglisë, e cila e ka siguruar kualifikimin dy xhiro para fundit (anglezët kanë 18 pikë). Serbët kanë 7 pikë, në vend të tretë, por kanë një ndeshje më shumë për të luajtur. Gjithsesi, dueli me anglezët shihet vendimtar për ta. Atyre u duhen tri fitore që të sigurojnë vendin e dytë, e kjo me kushtin që Shqipëria të humbasë të paktën me Anglinë në Tiranë. Por kjo duket...