Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Paraqitja e kuqezinjve në Europë, spikatën Hoxha, Gripshi dhe Ramadani
Adriatik BALLA Shqipëria ka lojtarë të mirë dhe lojtarët e saj luajnë në klube të njohura në kampionatet europiane, por edhe në klube cilësore në vendet e Lindjes. Pas rikthimit në ekipet e tyre, legjionarët kuqezi kanë vazhduar me paraqitje të shkëlqyera, duke qenë protagonistë me gola dhe asiste gjatë fundjavës. Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, gjeti sërish rrugën e rrjetës me skuadrën e tij Al Sharjah, duke shënuar golin e dytë në fitoren 2-0 ndaj Al Dhafra. Ky ishte goli i tij i dytë për këtë sezon me fanellën e klubit arab. Nazmi Gripshi po kalon një formë të jashtëzakonshme me FC Astana. Në fitoren 5-3 ndaj Aktobe, ai realizoi nga pika e bardhë, duke e çuar në 16 numrin e golave sezonal në...