Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Lufta politike nuk duhet të kalojë limitet ‘/ Spiropali për rivalitetet në PS: Thumbi që i drejtohet Ballukut?
Në një intervistë për “Top Story”, Elisa Spiropali foli për arrestimin e Erion Veliajt dhe vendimin për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë. Ajo theksoi se Veliaj ka dhënë kontributin e tij në Bashki dhe se tani ndodhet përballë drejtësisë, dhe u la vetëm nga Rama në kohën e duhur, sipas saj. Kur u pyet për rivalitetet brenda Partisë Socialiste, Spiropali pranoi se ato ekzistojnë, dhe edhe pse u mundua t’i trajtojë me diplomaci, përsëri e la një thumb për zëvendësen e parë të Ramës, Ballukun, e cila njihet botërisht si rivalja numër 1 e Veliajt brenda Rilindjes: “Ka ndonjë forcë politike ku nuk ka luftë të brendshme?! Sigurisht që ka, rivalitetet dhe konkurrenca janë të kuptueshme, dhe zilitë janë të kuptueshme. Lufta politike nuk...