Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Byroja e Kredisë do jetë private, informacioni do mblidhet me pagesë; Projektligji drejt finalizimit
Projektligji për ngritjen dhe funksionimin e Byrosë së Kredisë është në fazën finale të diskutimeve mes palëve të interesuara dhe pritet të hidhet për konsultim publik nga Ministria e Ekonomisë gjatë këtij viti.Drafti është përgatitur me nismën e Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe parashikon që Byroja e Kredisë të ngrihet nga një subjekt privat, me eksperiencë në një aktivitet të tillë jashtë vendit.Që prej vitit 2008, Shqipëria ka një regjistër kredie që administrohet nga Banka e Shqipërisë. Por, informacioni që përmban ky regjistër është i kufizuar te kreditë e marra nga individët dhe bizneset prej institucioneve të licencuara financiare.Byroja e Kredisë do të mbledhë informacion për detyrimet që subjektet kanë ndaj institucioneve financiare, ndaj autoriteteve fiskale dhe atyre shtetërore në përgjithësi, si edhe ndaj operatorëve...