Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Çfarë po ndodh me Aeroportin e Vlorës?/ Gazetarja zbulon prapaskenat: Është marrë një person nën hetim
Gazetarja Bleona Metushi ka folur rreth asaj që po ndodh me koncesionin për Aeroportin e Vlorës pas denoncimit të Valon Ademit aksioner i 2A Group. Në një emision televiziv, gazetarja u shpreh se Prokuroria e Tiranës ka kryer disa veprime hetimore dhe është marrë nën hetim një person. Sipas gazetares në lidhje me Aeroportin e Vlorës është marrë në pyetje dhe vëllai i Behgjet Pacollit. “Gjatë këtyre ditëve të fundit Prokuroria e Tiranës ka kryer disa veprime hetimore. Kallëzimi është bërë nga Valon Ademi. Është marrë një person nën hetim. Burimet që është pyetur dhe vëllai i Behgjet Pacollit. Deri më tani Prokuroria nuk ka përcaktuar në mënyrë kronologjike përgjegjësin e veprës penale”, tha gazetarja