Trump shpërthen ndaj ambasadorit australian: Nuk më pëlqen dhe s’do të më pëlqesh kurrë!

Trump shpërthen ndaj ambasadorit australian: Nuk më pëlqen dhe s’do të më pëlqesh kurrë!

Donald Trump u përplas me ambasadorin e Australisë në Shtetet e Bashkuara, Kevin Rudd, gjatë një deklarate me gazetarët që mbulonin vizitën e kryeministrit australian Tony Albanese në Uashington. Gjatë konferencës, një gazetar australian e pyeti presidentin amerikan nëse kishte ndonjë shqetësim në lidhje me qeverinë australiane — veçanërisht për shkak të komenteve kritike që Rudd kishte bërë në të kaluarën për të, kohë kur ai shërbente si kryeministër. Trump u përgjigj se “nuk di asgjë për të”, ndoshta pa e kuptuar se Rudd ndodhej në të njëjtën dhomë. Më pas ai pyeti nëse Rudd punonte ende për qeverinë australiane. Ambasadori iu përgjigj me qetësi: “Këto komente janë bërë përpara se unë të merrja detyrën time.” (Rudd u emërua ambasador në mars të vitit 2023)....