Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Izraeli merr një tjetër trup pengjesh nga Hamasi përmes Kryqit të Kuq
Izraeli njoftoi sot se ka marrë një tjetër trup të mbajtur në Rripin e Gazës nëpërmjet Kryqit të Kuq, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit. Izraeli “mori, nëpërmjet Kryqit të Kuq, arkivolin e një pengu të zhdukur që iu dorëzua ushtrisë dhe Shin Bet (shërbimit të sigurisë izraelite) në Rripin e Gazës”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se trupi pritet të transferohet në Izrael. 🚨 BREAKING: Hamas releases coffin of dead hostage to Red Cross after saying the body was recovered Sunday pic.twitter.com/O7KLkpTEAo — Fox News (@FoxNews) October 20, 2025 Përpara dorëzimit të këtij trupi, Hamasi i kishte kthyer Izraelit mbetjet e 12 nga 28 pengjet që ishte zotuar t’ia dorëzonte Izraelit sipas marrëveshjes së armëpushimit në Gaza. Top Channel