Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Në 2017 erdhëm në Tiranë nën patronazhin e Ramës’/ Kasami: BDI doli me koncept etnik, jo me zgjidhje reale
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, deklaroi se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut pas luftës së vitit 2001 kanë fituar disa të drejta të sanksionuara me kushtetutë dhe me ligj, ndërsa situata aktuale është më pozitive se në të kaluarën. Ai theksoi se tashmë në procedurë është ligji për përfaqësimin adekuat, i cili sipas tij, është një hap i rëndësishëm që nuk ka qenë në fuqi më parë. Kasami theksoi se presioni që ndjejnë shqiptarët lidhet me numrat në Kuvend, ku partitë maqedonase kanë shumicën, ndërsa shqiptarët, megjithëse mund ta kundërshtojnë këtë shumicë, nuk e kanë bërë. Ai kritikoi BDI-në për fushatën e saj në zgjedhjet lokale, duke thënë se në vend të fokusimit në çështjet e...