Aferat korruptive lëkundin pozitat e Bajram Begaj, Artur Meçollari zbulon detaje nga operacioni sekret i SPAK…

Aferat korruptive lëkundin pozitat e Bajram Begaj, Artur Meçollari zbulon detaje nga operacioni sekret i SPAK…

Presidenca shqiptare është përfshirë në një stuhi të re akuzash dhe dyshimesh, pas denoncimeve të forta të opozitës dhe ish-oficerit të lartë të Forcave të Armatosura, Artur Meçollari, i cili ka hedhur dritë mbi një ‘operacion’ të fshehtë të zhvilluar nga SPAK brenda institucionit të Presidentit të Republikës. Sipas tij, prokurorët specialë kanë ndërhyrë në zyrën e Bajram Begajt për të marrë në pyetje kreun e shtetit lidhur me disa dosje të ndjeshme që lidhen me pronat ushtarake dhe vendime të firmosura prej tij. Në një reagim publik, Meçollari u shpreh se disa ushtarakë dhe civilë janë “lodhur duke mbrojtur Bajramin”, duke nënkuptuar se struktura të Forcave të Armatosura janë përfshirë në një përpjekje për të mbrojtur figurën e presidentit nga hetimet. “Nuk jeni betuar...