Fatos Nano në gjendje tejet kritike, mbërrin në Tiranë edhe një ekip mjekësh nga jashtë (VIDEO)

Fatos Nano në gjendje tejet kritike, mbërrin në Tiranë edhe një ekip mjekësh nga jashtë (VIDEO)

Orë kritike për shëndetin e ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili po lufton për jetën pas 11 ditësh në reanimacion. Gazetarja e Top Story Anisa Braho ka mundur të mësojë nga mjekët e spitalit privat ku ai po mjekohet, se gjendja e tij mbetet kritike. Gazetarja tha se problem për ish-kryeministrin është rizgjimi i trurit, ndërsa theksoi se në banesën e tij ai humbi ndjenjat dhe kur mbërriti ambulanca i riktheu në jetë zemrën, qarkullimin e gjakut dhe mushkëritë. Ndërkohë në spitalin privat në Tiranë, ka mbërritur dhe një epik i specializuar mjekësorë të huaj, të cilët po monitorojnë gjendjen shëndetësore të liderit historik të PS. “Në gjendje të rëndë. Problem për të mbetet zgjimi i trurit. Vijon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve. Pati probleme...