Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident i rëndë hekurudhor/ Treni përplas tre të rinj, një i vdekur dy të plagosur
Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Trecate (Novara), ku tre të rinj me origjinë pakistaneze, të moshës midis 20 dhe 22 vjeç, u goditën nga një tren. Njëri prej tyre humbi jetën, ndërsa dy të tjerët u plagosën — njëri në gjendje kritike, i dërguar me urgjencë në Spitalin “Maggiore” në Novara. I treti ka pësuar lëndime më të lehta. Sipas hetimeve paraprake, dy prej të rinjve po përpiqeshin të kalonin shinat për të kapur trenin drejt Pioltellos, kur u përplasën. I treti, që ndodhej në platformë duke pritur një tren tjetër, u përpoq t’i ndihmonte dhe u godit nga një copë hekuri që u shkëput gjatë aksidentit. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20 të mbrëmjes së 20 tetorit. Treni, që udhëtonte nga Torino drejt...