Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Afera e aeroportit të Vlorës, analisti publikon mesazhet ‘sekrete’ mes biznesmenëve
Analisti nga Kosova, Berat Buzhala i ftuar në një emision televiziv, ka publikuar disa biseda dhe mesazhe të shkëmbyera mes biznesmenëve të njohur Bexhet Pacolli dhe Valon Ademi, në lidhje me ndërtimin dhe pronësinë e aksioneve në aeroportin e Vlorës. Sipas Buzhalës, Pacolli dhe Ademi kanë qenë miq të ngushtë për më shumë se pesë vite, por tashmë kanë hyrë në një konflikt të fortë, që sipas tij është ‘puro biznes’. “Bexhet Pacolli dhe Valon Ademi kanë qenë miq shumë të mirë me njëri-tjetrin, kanë ndenjur 5 vite pa u nda. Sipas opinionit tim, konflikti është puro biznes, politikën e përdorin për të sulmuar njëri-tjetrin tani. Këta po punojnë që të rrisin secili përfitimet e veta’, tha Buzhala në SYRI TV. Ai deklaroi se zotëron...