Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Spahiu: Avokati i arrestuar nuk kreu vepër penale, por shkelje etike dhe rregulli në seancë
Ndalimi i avokatit Ulian Barjami, më 18 tetor pas përplasjes me prokurorin Gjergji Ceka në seancën për konfirmimin e masave të sigurisë për 14 personat e arrestuar më 13 tetor në një lokal në Elbasan është komentuar nga juristi Kreshnik Spahiu. Në një lidhje skype për emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report TV Spahiu tha se avokati nuk kreu asnjë vepër penale, por shkelje etike. Ai shprehu shqetësime lidhur me sjelljen e avokatëve gjatë procesit. ‘Ishte kapërcim i detyrës së oficerit të policisë gjyqësore, nuk ishte arrestim por ndalim. Është konsideruar retorika e avokatit si një kanosje ndaj prokurorit të seancës. Është precedentë negative që mbartë dy rreziqe nga të dyja krahët. Një nga problemet që mbratë sot niveli juridik i përfaqësimit të avokatëve lë shumë për të dëshiruar. Ajo...