Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Arabia Saudite ekzekuton një burrë për terrorizëm, shkon në 300 numri i të dënuarve me vdekje që nga fillimi i vitit
Autoritetet saudite njoftuan sot ekzekutimin e një burri për “terrorizëm”, pavarësisht thirrjeve nga grupet e të drejtave të njeriut se burri ishte dënuar për krime të kryera kur ishte i mitur. Që nga fillimi i vitit 2025, Arabia Saudite ka ekzekutuar 300 persona, sipas një llogaritjeje të AFP bazuar në njoftimet zyrtare. Në vitin 2024, mbretëria kreu 338 ekzekutime, një rekord që mund të tejkalohet këtë vit. “Dënimi me vdekje u krye kundër Abdullah al-Derazi, një shtetas saudit, në Provincën Lindore”, raportoi të hënën agjencia zyrtare e lajmeve SPA. Derazi ishte dënuar për terrorizëm së bashku me tetë të tjerë për pjesëmarrjen e tyre në protesta të rralla antiqeveritare në vitin 2011, sipas OJQ-së Amnesty International. “Familja e tij e mësoi lajmin në mediat sociale....