Gjekmarkaj: Mijëra ton prodhime kalben në arat e Lezhës, ministrat e Ramës numërojnë tendera, koncesione…

Gjekmarkaj: Mijëra ton prodhime kalben në arat e Lezhës, ministrat e Ramës numërojnë tendera, koncesione…

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëherazi deputet i PD-së, Agron Gjekmarkaj, ka denoncuar braktisjen totale që qeveria e Edi Ramës i ka bërë bujqësisë shqiptare në këto 12 vite të qeverisjes së tij. ‘Mijëra tonë prodhime bujqësore, si bostani dhe kultura të tjera, po kalben në fusha ndërsa qeveria e Edi Ramës që prej 12 vitesh ka braktisur plotësisht bujqësinë shqiptare, që është gjaku i ekonomisë së vendit. Qeveria socialiste ka dështuar në çdo premtim për fermerët’, shkruan Gjekmarkaj në Facebook. Gjithashtu Gjekmarkaj thekson se PD kërkon që  të ketë hetim të plotë për abuzimet me fondet IPARD dhe përfituesit fiktivë të tyre, subvencione urgjente dhe reale për fermerët e dëmtuar, si dhe rikthimin e tregut të prodhimit vendas dhe mbrojtje nga importet e...