Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tragjedi në Itali/ Treni përplas tre të rinj, një humb jetën
Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme, 20 tetor 2025, qytetin Trecate, në provincën e Novarës në Itali, ku tre të rinj me origjinë pakistane, të moshës midis 20 dhe 22 vjeç, janë përplasur nga një tren. Njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vend, ndërsa dy të tjerët janë plagosur, raporton Corriere della Serra. Nga të lënduarit, njëri ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin “Maggiore di Novara” në gjendje kritike. I treti ka marrë lëndime më të lehta. Sipas informacioneve të para, dy nga të rinjtë po përpiqeshin të kalonin hekurudhën për të marrë trenin që do t’i dërgonte në Pioltello, ndërsa personi i tretë ndodhej ulur në stacion duke pritur një tjetër tren. Ai është lënduar nga...