Po trafikonte 105 kg kokainë, 6 vite burg për shqiptarin, droga e spërkatur me aromë mente

Po trafikonte 105 kg kokainë, 6 vite burg për shqiptarin, droga e spërkatur me aromë mente

droga e sekuestruar ITALI- Leart Taullaraj, 42 vjeç, është dënuar nga Gjykata e Latinës në Itali me 6 vite burg dhe 30 mijë euro gjobë. Ai u kap në mars të vitit të kaluar me 105 kilogramë kokainë të pastër, të fshehur në bagazhin e një “Fiat 500”. Droga ishte paketuar në 90 pako dhe zhytur në një substancë me aromë mentoli (mente) për të shmangur kontrollin, raporton media italiane. Hetuesit nga Skuadra Latine Flying e kishin kontrolluar makinën, e cila po ecte në mënyrë të dyshimtë. Shqiptari nuk kishte precedentë penalë dhe gjatë hetimit, shfaqi menjëherë një sjellje nervoze, një rrethanë që ngjalli dyshimet e hetuesve. Hetimet vijojnë për të zbuluar rrjetin kriminal që fshihet pas ngarkesës, i lidhur dyshohet me grupin e Patrizio Fornitit./ZËRI