E kërcënoi? Avokati Ulian Barjami flet pas lirimit: Prokurori e mori personale, më sekuestruan telefonin

E kërcënoi? Avokati Ulian Barjami flet pas lirimit: Prokurori e mori personale, më sekuestruan telefonin

Gjergji Ceka dhe Ulian Barjami TIRANË-Avokati Ulian Barjami pas lirimit nga burgu ka deklaruar se nuk ka përdorur asnjë fjalë kërcënuese apo jo profesionale ndaj prokurorit, Gjergji Ceka gjatë seancës gjyqësore në Elbasan. Barjami tha se ishte prokurori ai që “e mori personale” dhe u shpreh në sallën e gjyqit duke thënë “unë do e arrestoj” për të.  Avokati shpjegoi se si ishte ndaluar me iniciativë të oficeres së policisë gjyqësore, një procedurë që sipas tij është e paligjshme dhe njoftoi se ditën e ndalimit i kanë sekuestruar edhe telefoni. “Nuk kam përdorur asnjë fjalë kërcënuese apo fjalë jo –profesionale. Kur u hapën pamjet filmike u kuptua se kishte mospërputhje. Kishte pasaktësi për atë çfarë ishte raportuar. Prokurori ka përdorur shprehjen “unë do ta arrestoj”, mesa duket...