Flet avokati Ulian Barjami: Ja çfarë  ndodhi në seancë mes meje dhe prokurorit

Flet avokati Ulian Barjami: Ja çfarë ndodhi në seancë mes meje dhe prokurorit

Avokati Ulian Barjami mohon përdorimin e fjalëve kërcënuese ndaj prokurorit gjatë seancës gjyqësore në Elbasan. Në një intervistë për gazetaren Dafina Hysa në emisionin “Breaking” në Top News, Barjami tha se deklarata e prokurorit “unë do e arrestoj” u kuptua nga ai si një reagim personal dhe jo si pasojë e sjelljes së tij. “Nuk kam përdorur asnjë fjalë kërcënuese apo jo profesionale. Kur u hapën pamjet filmike, u kuptua se kishte mospërputhje me raportimet. Prokurori duket se e ka marrë personale shprehjen e tij. Veprimet e mia ishin të ligjshme,” tha Barjami. Avokati shtoi gjithashtu se ndalimi i tij, i kryer më pas nga një oficere e policisë gjyqësore, ishte një procedurë e paligjshme. “U thirrëm të nesërmen për një sqarim. Oficerja më tha...