Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Agjenti infiltruar që zbërtheu rrjetin kriminal në kafenenë shqiptare në Belgjikë
Fatos M., pronar i një kafeneje shqiptare në Antverp, akuzohet për tregti armësh dhe drogë, pas një hetimi të realizuar nga agjentë të infiltruar. Sipas mediave të huaja Fatos M. kishte krijuar një rrjet kriminal për tregtinë e armëve dhe drogës, duke e mbajtur gjithçka nën kontroll në kafenenë e tij, Pimpelhof. Sipas prokurorisë, agjenti i infiltruar, i koduar “Edi”, fitoi besimin e plotë të M., aq sa ky i fundit i kërkoi të bëhej kumbar i djalit të tij. Gjatë hetimit, “Edi” ishte i pranishëm në tregti armësh dhe kishte marrë pjesë në transaksione të organizuara nga M., ku përfshiheshin pushkë, pistoleta me silenciator dhe madje eksplozivë. Agjenti arriti gjithashtu të fusë një tjetër koleg nën mbulim, “Armend”, duke zbuluar planet e trafikimit të drogës...