Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Lirimi i avokatit Ulian Barjami, prokurori që e kallëzoi tërhiqet pas audio-përgjimit: S’ka vepër penale
Prokuroria e Elbasanit bën një hap pas dhe urdhëron lirimin e menjëhershëm të avokatit Ulian Barjami. Nga ana e prokurorit të çështjes, është mbajtur qëndrimi se nuk ishin kushtet dhe nevojat për vijimin e ndalimit të avokat Barjamit dhe për kërkimin përpara gjyqtarit të hetimeve paraprake të vleftësimit të tij apo caktimit të një mase sigurimi personal. Për rrjedhojë është urdhëruar lirimi i menjëhershëm i avokatit Ulian Barjami. Në deklaratën e saj Prokuroria arsyeton që shtyllat e drejtësisë profesionistët si prokurorët, gjykatësit, policia gjyqësore dhe avokatët nuk mund të funksionojnë nëse nuk respektojnë pavarësinë dhe sigurinë e njëri tjetrit. Ulian Bajrami u arrestua me iniciativë nga oficeri i policisë gjyqësore pasditen e 19 Tetorit pas një debati në seancë gjyqësore me prokurorin Gjergj Ceka. Menjëherë pas arrestimit reaguan në unanimitet avokatët përmes...