Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
E bija 29-vjeçare vdiq në Sarandë, flet babai i Rebekës: Vajzën ma kanë vrarë, ja cili është fajtori
George Gannon, i ati i 29-vjeçares britanike Rebecca Gannon, e cila humbi jetën në 20 gusht të vitit 2022, pas një zhytje me bombola oksigjeni në bregdetin e Sarandës, vijon të kërkojë drejtësi për vajzën e tij. Duke folur ekskluzivisht për emisionin ‘Në Kohë Reale’ në RTSH1, Gannon ka rrëfyer kalvarin e gjatë për të kuptuar atë që kishte ndodhur me vajzën e tij. Ai tha se kishte kaluar 2 vite në policinë dhe prokurorinë e Sarandës për të gjetur drejtësi për vajzën e tij ndërsa akuzon Saimir Kushovën për vrasjen e së bijës. Midis të tjerave, ai tregoi se ishte dhunuar fizikisht në Shqipëri nga njerëzit e Kushovës, të cilët i konsideroi si mafie. “Po, ai e dinte që unë isha në Shqipëri. Gjithë miqtë e tij në Shqipëri që janë...