Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Nano një politikan modern”, Qafoku: Pinte 60 cigare në ditë, Nexhmije Hoxha më tha e prishi demokracia
Gazetari i mirënjohur Roland Qafoku e cilëson një politikan modern ish-kryeministrin Fatos Nano, i cili zbuti politikën e vjetër të viteve të para të demokracisë. Në “Off the Record” me Andrea Dangllin, Qafoku kujtoi disa nga momentet më të rëndësishme të jetës politike të Nanos, “veset” e tij dhe mendimin që ish-bashkëshortja e diktatorit, Nexhmije Hoxha kishte për të. “Nano ka bërë historinë e postkomunizmit dhe ka lënë gjurmë të thellë në historinë e këtij vendi. Tre herë kryeministër, një herë zv.kryeministër. E shndërroi Partinë e Punës në një parti moderne. Ka një problem me duhanin, 50 vite që pi duhan. Pinte 3 paketa në ditë. U dënua 13 vjet burg. Sa burg ka bërë, Nano, i cili ishte një burg politik, ishte një goditje...