Sulmi me dronë ukrainas në fabrikën ruse prek prodhimin e gazit në Kazakistan

Sulmi me dronë ukrainas në fabrikën ruse prek prodhimin e gazit në Kazakistan

Një sulm me dronë ukrainas ndaj një fabrike gazi në Orenburg të Rusisë – një nga objektet më të mëdha të këtij lloji në botë – vazhdon të ndikojë në prodhimin e gazit në Kazakistanin fqinj, ndërkohë që Bashkimi Evropian po përgatitet të heqë dorë nga importet e gazit rus deri në fund të vitit 2027. Sipas Ministrisë së Energjisë së Kazakistanit, sasia e gazit në objektin kazak u pezullua pas sulmit të 19 tetorit – i pari i raportuar ndaj kësaj fabrike, që është pjesë e kompleksit gazo-kimik të Orenburgut, të operuar nga gjigandi shtetëror rus i energjisë, Gazprom. Agjencia Reuters citoi burime më 20 tetor që thanë se, për shkak të sulmit, prodhimi në fushën kazake Karachaganak ra për 25 deri në 30...