Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Serbia në gjendje të pashpresë pas vendimit të BE-së për gazin rus
Serbia është në gjendje shumë të vështirë dhe pothuajse të pashpresë, tha të hënën ministrja e Minierave dhe Energjisë e Serbisë, Dubravka Gjedoviq-Handanoviq, në lidhje me vendimin e Këshillit të BE-së për ta ndaluar transitin e gazit natyror nga Rusia përmes bllokut evropian drejt vendeve të treta. Brukseli njoftoi se ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 janar 2026. “Në fund të fundit, Bullgaria nuk do ta lejojë rrjedhën e gazit rus përmes Rrjedhës Ballkanike, gjë që do ta dëmtojë edhe Serbinë në të ardhmen”, tha Gjedoviq-Handanoviq, raporton Radio Televizioni i Serbisë (RTS). Sipas projekt-rregullores së Këshillit të Bashkimit Evropian, vendimi për të ndaluar transitin e gazit rus në vendet e treta qysh nga janari, do të konfirmohet sapo Parlamenti Evropian ta marrë...