Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Po zhbëhet shteti ligjor” – Gazment Bardhi reagon pas arrestimit të avokatit Uljan Barjami
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të një avokati në sallën e gjyqit, duke e cilësuar ngjarjen si një tregues shqetësues të prishjes së balancave në shtetin e së drejtës në Shqipëri. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se një akt i tillë është i papranueshëm dhe përfaqëson një kthim pas në raport me standardet demokratike që vendi synon të përmbushë në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian. “Në një shtet të së drejtës, roli i avokatëve për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve është i pazëvendësueshëm. Arrestimi i një avokati pas një debati të tensionuar me përfaqësues të organit të akuzës në sallën e gjyqit, është një ngjarje e papranueshme,” shkruan...