Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
‘Ligjet’/ KLP për Kodin Penal: S’kemi qëndrim pa analizuar draftin! Kreu i SPAK? Bogdani: Nuk ka presione!
Mirela Bogdani TIRANË-Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka diskutuar në Komisionin e Ligjeve mbi raportin vjetor. Drejtuesja e KLP, Mirela Bogdani u pyet edhe për një qëndrim për draftin e Kodit të ri Penal. Ajo tha se KLP ende nuk ka një qëndrim të qartë për sa kohë nuk ka mundësinë infrastrukturore për ta analizuar. Mirela Bogdani: Ky ka qenë një proces tërësisht i iniciuar nga Ministria e Drejtësisë. Kemi pritur të kemi një material të cilin mund ta gjykojmë. Kemi pasur një diskutim informal për qëndrimin që ne si Këshill mund të mbajmë, për qasjen pro apo kundër kodit apo seksioneve të veçanta të tij, sepse duhet një punë e jashtëzakonshme për të analizuar të gjitha ato nene, për të parë direktivat e Bashkimit Europian dhe se...