Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Takimi me Trump në Budapest, avioni i Putin s’kalon nga Shqipëria, një shtet i BE do të “hapë qiellin”
Bullgaria do të hap një korridor, që lejon avionin presidencial që transporton Vladimir Putinin të fluturojë nëpër hapësirën e saj ajrore, në mënyrë që shefi i Kremlinit të arrijë në Budapest për takimin e planifikuar midis tij dhe Donald Trump. Kjo u njoftua nga ministri i Jashtëm i Sofjes, Georg Georgiev. “Nëse mbajtja e një takimi është një kusht për arritjen e paqes, është logjike që kjo të ndodhë përmes të gjitha kanaleve të mundshme”, shpjegoi ai në margjinat e një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg. “Si propozohet të mbahet takimi nëse njëri nga pjesëmarrësit nuk mund të arrijë në të?”, shtoi Georgiev. Një zyrtar bullgar po ashtu konfirmoi se Moska ende nuk ka paraqitur kërkesë zyrtare për të lejuar avionin e Putinit të...