Klopp tregon prapaskenat: Refuzova Man Unitedin, s’e doja Cristiano Ronaldon!

Klopp tregon prapaskenat: Refuzova Man Unitedin, s’e doja Cristiano Ronaldon!

20 Tetor 2025 20:12 Telesport Trajneri Jurgen Klopp ka treguar disa prapaskena interesante se si e refuzoi Manchester Unitedin në vitin 2016, ngase nuk i pëlqente projekti për të kthyer lojtarët si Cristiano Ronaldo e Paul Pogba. Në një intervistë së fundmi, Klopp e ka pranuar se kishte mundësinë për ta marrë drejtimin e “Djajve të Kuq” para Liverpoolit mirëpo nuk ishte i interesuar. Ai konfirmoi se u takua me drejtuesit e Unitedit dhe dëgjoi projektin e tyre, por nuk i pëlqeu ideja për t’i kthyer ish lojtarët më të mirë në klub. “E refuzova Man Unitedin në vitin 2016. Më thanë disa gjëra në atë takim që nuk më pëlqyen: “Do t’i marrim lojtarët që dëshiron, atë, atë dhe atë”. “Po qëndroja aty dhe...