Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kandidat për Avokatin e Popullit, Vishaj: Nuk kam asnjë lidhje me partitë politike! Kandidatët e tjerë janë djegur në këtë pikë
Avokati i njohur Saimir Vishaj ka shpallur kandidaturën e tij për postin e Avokatit të Popullit. Në në lidhje direkte për ‘Studio Live’ me Ermal Qorin, Vishaj tregon se momentalisht po përgatit të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që ta dorëzojë brenda afatit. Ndër të tjera, Vishaj sqaron se ai është një kandidat serioz dhe mbi të gjitha nuk ka lidhje me asnjë parti politike. Duke komentuar kandidaturat e tjera, avokati thotë se ata janë djegur në këtë pikë pasi vijnë nga lidhje me Partinë Demokratike apo me atë Socialiste. Saimir Vishaj tregon se motoja e tij është ‘Akush mbi ligjin’. “Duke parë shpalljen e vakancës, kam vendosur të paraqes kandidaturën time. Më mjafton 35 vite në sistemin e drejtësisë, më ka bërë të njoh shumë miq nga të gjitha sferat sepse kam qenë nga ata që kam respektuar të drejtat dhe...