Ushtria izraelite thotë se e ka rrethuar plotësisht Rafahun

Ushtria izraelite thotë se e ka rrethuar plotësisht Rafahun

Ushtria izraelite tha të shtunën se e ka kompletuar rrethimin e qytetit Rafah në Rripin e Gazës, në përpjekje për të marrë nën kontroll sa më shumë pjesë të enklavës palestineze. Izraeli i ka urdhëruar vazhdimisht qindra mijëra palestinezë në Rafah që të largohen, prej se i rifilloi operacionet në Gazë më 18 mars, duke i detyruar ata të shpërngulen në një zonë gjithnjë e më të ngushtë, të kufizuar nga deti. Më 2 prill, Izraeli njoftoi se ushtria e tij kishte filluar ta merrte nën kontroll një zonë që e quajti Aksi i Moragut, duke iu referuar një vendbanimi të dikurshëm izraelit, që ndodhej mes qyteteve Rafah dhe Han Junis, në jug të Gazës. Prej atëherë, qindra mijëra palestinezë janë detyruar të ikin nga Rafahu,...