Australia akuzon Kinën: Keni kryer veprime të rrezikshme ajrore mbi Detin e Kinës Jugore

Australia akuzon Kinën: Keni kryer veprime të rrezikshme ajrore mbi Detin e Kinës Jugore

Australia ka akuzuar një avion luftarak kinez për kryerjen e një manovre të rrezikshme dhe joprofesionale, pasi ky i fundit lëshoi fishekzjarrë pranë një avioni patrullues të Forcës Mbrojtëse Australiane mbi Detin e Kinës Jugore. Sipas Ministrisë australiane të Mbrojtjes, incidenti ndodhi të dielën dhe përfshiu një avion kinez Su-35, i cili u afrua në mënyrë agresive ndaj një P-8A Poseidon të Australisë. Autoritetet konfirmuan se nuk pati dëmtime në avion dhe ekuipazhi mbeti i padëmtuar. Nga ana tjetër, Kina akuzoi Australinë për “hyrje të paligjshme” në hapësirën ajrore kineze dhe deklaroi se avioni australian u desh të “dëbohej” si masë për të mbrojtur sovranitetin. Ky është incidenti i fundit në një seri përplasjesh mes dy ushtrive në rajon, ku pretendimet territoriale të Kinës mbivendosen...