Alarm në Nju Jork për rrokaqiellin 96 katësh në Park Avenue, po rrezikohet nga shembja

Alarm në Nju Jork për rrokaqiellin 96 katësh në Park Avenue, po rrezikohet nga shembja

  Alarmi është ngritur në Manhattan për rrokaqiellin 432 Park Avenue, një ndërtesë 96-katëshe dhe 426 metra e lartë, e përfunduar në vitin 2016. E konsideruar si pararendëse e ‘rrokaqiejve të hollë’ të horizontit modern të Nju Jorkut, ndërtesa tani përballet me shqetësime serioze për sigurinë e saj strukturore. Sipas inxhinierëve të pavarur dhe dokumenteve gjyqësore të shqyrtuara nga The New York Times, ndërtesa paraqet qindra çarje dhe zona me beton të munguar në fasadën mbajtëse-shenja të një stresi shumë më të madh sesa ishte parashikuar gjatë ndërtimit. Kryesisht fajësohen faktorët natyrorë, si era dhe uji. Profesori Jose Torero, ekspert i inxhinierisë strukturore në University College London, thekson se ‘një ndërtesë dhjetëvjeçare nuk duhet të tregojë këtë nivel përkeqësimi’. Ai shton se çdo aspekt i...