Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vrasja e shqiptarit në Itali, Hekuran Cumani u godit me thikë duke mbrojtur të vëllanë
Hekuran Cumani ITALI-Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e shqiptarit, Hekuran Cumani në Itali. 23-vjeçari u qëllua me thikë dhe humbi jetën në parkingun e Departamentit të Matematikës dhe Shkencave Kompjuterike në Perugia. Sipas dëshmive paraprake të siguruara nga mediat italiane, Hekurani po përpiqej të mbronte vëllain e tij më të vogël gjatë një përleshjeje mes dy grupe të rinjsh, dhe u qëllua duke ndërruar jetë në vend. Vëllai i tij u plagos lehtë, por nuk mund të identifikonte autorin. Hetuesit dyshojnë për një heshtje të qëllimshme nga dëshmitarët, pasi versionet e ngjarjes janë kontradiktore. Përleshja ndodhi pas një nate në klub, ku dy grupe të rinjsh, kryesisht të gjeneratës së dytë italiane me prejardhje të huaj, u konfliktuan për arsye ende të paqarta.