Del audio e mbledhjes/ Procesi në Gjykatën e Lartë për anëtarin në Kushtetuese, procesverbali fshehu kontestimet

Del audio e mbledhjes/ Procesi në Gjykatën e Lartë për anëtarin në Kushtetuese, procesverbali fshehu kontestimet

Del audio gjatë mbledhjes së posaçme të gjyqtarëve, e cila tregon se ëprocesverbali zyrtar i Gjykatës së Lartë nuk pasqyron kontestimet. Anisa Kulo (kancelarja): “Përsa i përket një fletë votimi, ku një nga shkaqet e pavlefshmërisë së votimit është çdo shenjë tjetër përveç shenjës së votimit, do të konsiderohet e pavlefshme. Komisioni e vlerëson të pavlefshme këtë fletë votimi, dhe për hir të transparencës, te numri 2 është bërë një shenjë tjetër përveç shenjës së votimit.” Gjyqtarët: “E vlefshme, është po te numri 2 shenja.” Anisa Kulo (kancelarja): “Po, meqë është një nga shkaqet përveç shenjave, asnjë lloj shënimi tjetër.” Sokol Sadushi: “Ju lutem, e ka komisioni fletën në dorë, asnjë nga anëtarët nuk ka të drejtë të konsultohet. Komisioni le të vendosë. Atëherë opinioni… vendimi juaj?” Anisa Kulo...