Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë vërtetë njëri-tjetrin, por mund t’ja dalim për paqen
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka folur ditën e sotme për mediat, lidhur me dhënien fund të luftërave që po vijojnë në botë. Sipas mediave të huaja, Trump tha se lidhur me luftën Rusi-Ukrainë, problemi qëndron të dy liderët, të cilët sipas tij e urrejnë njëri-tjetrin. “Janë Rusia dhe Ukraina, dhe mendoj se do t’ia dalim, por ka rezultuar e keqe sepse ke dy udhëheqës që e urrejnë vërtet njëri-tjetrin”, tha mes të tjerash Trump. “Ata e urrejnë njëri-tjetrin më shumë se çdo gjë tjetër, dhe kjo e bën paksa të vështirë”, shtoi Trump më tej. Trump u pyet gjithashtu nga gazetarët nëse mendon se Ukraina mund ta fitojë luftën, shkruan A2 CNN. “Nuk mendoj se do ta fitojnë, por prapëseprapë mund ta fitojnë, nuk...