Sarkozi u prit nga Macron në Pallatin Presidencial para se të shkonte në burg

Sarkozi u prit nga Macron në Pallatin Presidencial para se të shkonte në burg

Emmanuel Macron ka konfirmuar se e kishte ftuar paraardhësin e tij, Nicolas Sarkozy, në pallatin presidencial disa ditë para se Sarkozy të bëhet ish-kreu i parë i shtetit në historinë moderne franceze që burgoset. Le Figaro raporton se takimi u zhvillua të premten e kaluar. “Ishte normale, në një nivel personal, të prisja një nga paraardhësit e mi në këtë kontekst”, u tha Macron gazetarëve gjatë një udhëtimi në Slloveni. Ai theksoi se vizita nuk kishte për qëllim të cenonte pavarësinë e gjyqësorit francez. Sakaq, Sarkozy tha gjatë fundjavës se do të fillonte të vuante dënimin e tij të martën në burgun Santé, por ende nuk dihet se sa gjatë do të qëndrojë pas hekurave. Me vete, tha ai, do të marrë “Konti i Monte Kristos”...