Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
SYRI TV/ Dita e gjashtë e grevës së urisë në Marinzë, përkeqësohet gjendja e 3 grevistëve, refuzojnë spitalin
Përkeqësohet gjendja shëndetësore e tre prej grevistëve në Marinzë. Në ditën e gjashtë të kësaj greve, tre nga 10 grevistët kanë shfaqur probleme shëndetësore, ndërkohë që ata kanë refuzuar që të shtrohen në spital, pasi shprehen të vendosur për ti shkuar grevës deri në fund, deri sa kërkesat e tyre për paga më të mira, të plotësohen SYRI TV Grevistët e urisë në zyrat e Sindikatës së Sektorit të Hidrokarbureve në Marinzë po përballen me orë të vështira. Mësohet se të dhjetë anëtarët e këshillit sindikal kanë shfaqur probleme shëndetësore, temperaturë, lodhje, marramendje dhe dhimbje koke, ndërsa tre prej tyre janë detyruar të marrin injeksione. Mjekët kanë rekomanduar shtrimin e tyre në spitalin e Fierit, por grevistët kanë refuzuar me vendosmëri, duke deklaruar se nuk...