Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Aksident në portin e Durrësit, “Benz-i” përplaset me kamionin, plagoset çifti
Një aksident rrugor është regjistruar në portin detar të Durrësit ku një automjet tip “Benz” është përplasur me një kamion. Për pasojë drejtuesi i automjetit dhe bashkëshortja e tij, nga Durrësi, që lëviznin me makinë në rrugën e portit kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar në spital, ku drejtuesi i mjetit po merr kujdes mjekësor. Gruaja është e tronditur, ndërsa i shoqi ka pësuar dëmtime po jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndërkaq ka nisur punën për të zbardhur dinamikën e aksidentit. gijotina.com/