Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Detaje të reja nga vrasja e 23-vjeçarit shqiptar në Perugia, humbi jetën duke mbrojtur vëllain
Një natë argëtimi përfundoi në tragjedi për 23-vjeçarin shqiptar Hekuran Cumani, i cili humbi jetën në mënyrë të dhunshme në parkingun e Departamentit të Matematikës dhe Shkencave Kompjuterike në Perugia. Sipas dëshmive paraprake, Hekurani u përpoq të mbronte vëllain e tij më të vogël gjatë një përleshjeje mes dy grupe të rinjsh dhe u qëllua me thikë, duke ndërruar jetë në vend. Ndihma mjekësore mbërriti shpejt, por operatorët e emergjencës nuk mundën ta shpëtonin. Vëllai i Hekuranit, i cili gjithashtu u plagos, ka deklaruar se nuk pa se kush e goditi vëllain e tij, dhe e njëjta gjë u pohua edhe nga të rinjtë e tjerë të pranishëm. Hetuesit dyshojnë për një heshtje të qëllimshme nga dëshmitarët, pasi versionet e ngjarjes janë të paqarta dhe...