Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Vrasjet në Elbasan/ Gjykata e Lartë konfirmojnë dënimet për vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Rugajt
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për Xhulian Hoxhën dhe Euglen Halilin, të cilët akuzohen për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Rugajt në Elbasan në vitin 2020. Apeli i GJKKO vendosi më 8 prill 2024 dënimin me burgim të përjetshëm për Xhulian Hoxhën, ndërsa Euglen Halili u dënua me 16 vite burg dhe gëzon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Vendimi i Apelit të Posaçëm erdhi pas ankimimit nga SPAK i dënimeve të dhëna në Shkallën e Parë. Prokuroria kërkoi 30 vite burg për Hoxhën dhe 12 vite për Halilin, për lidhje me kryerjen e dy vrasjeve, që dyshohet se janë sponsorizuar nga Erjon Alibej. Ngjarjet e rënda ndodhën në...