Arrestimi i avokatit në Elbasan, Prokuroria urdhëron lirimin e menjëhershëm të Ulian Barjamit

Arrestimi i avokatit në Elbasan, Prokuroria urdhëron lirimin e menjëhershëm të Ulian Barjamit

Prokuroria e Elbasanit ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të avokatit Ulian Barjami. Pas vlerësimit të materialit përcjellë nga policia gjyqësore, Prokuroria ka urdhëruar lirimin. Prokurori i çështjes pasi analizoi audioregjistrimin e seancës gjyqësore dhe u njoh me pretendimet e palëve vlerësoi se nuk kemi të bëjmë me vepër penale. Uljan Bajrami u arrestua me iniciativë nga oficeri i policisë gjyqësore pasditen e 19 Tetorit pas një debati në seancë gjyqësore me prokurorin Gjergj Ceka. /vizionplus.tv