Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Putin në Hungari, BE kundër/ Kallas: Ka urdhër arresti nga GJNP, nuk mund të vijë në një vend europian
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë të hënën se “nuk është mirë” që presidenti rus, Vladimir Putin mund të udhëtojë në Hungari, anëtaren e BE-së, për bisedime mbi Ukrainën. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të enjten se së shpejti do të takohet me Putinin në BudapestKallas u ka thënë gazetarëve përpara një takimi të ministrave të Jashtëm evropianë në Luksemburg se përpjekjet e Trumpit për të sjellë paqe janë të mirëseardhura, por se është gjithashtu e rëndësishme që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të takohet me udhëheqësin rus. “Amerika ka shumë forcë për të ushtruar presion mbi Rusinë që të ulet në tryezën e negociatave, nëse e përdorin këtë, atëherë, sigurisht, kjo është mirë nëse Rusia e ndal këtë...