Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Prokuroria e Elbasanit tërheq urdhrin e ndalimit, lirohet avokati Ulian Bajrami
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka njoftuar se ka tërhequr urdhrin e ndalimit për avokatin Ulian Bajrami, i cili u shoqërua disa ditë më parë pas një incidenti të ndodhur gjatë një seance gjyqësore më 17 tetor. Sipas deklaratës zyrtare të prokurorisë, ndalimi i Bajramit ishte kryer në bazë të dyshimeve për “kanosje për shkak të detyrës”, “kanosje të gjyqtarit” dhe “kundërshtim dhe goditje të gjyqtarit”, por pas shqyrtimit të materialeve procedurale, është vlerësuar se nuk ekzistonin kushtet ligjore për vijimin e ndalimit apo kërkimin e një mase sigurie. “Si pasojë ligjore, ipso jure, është urdhëruar lirimi i menjëhershëm i të ndaluarit,” thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Elbasanit. Në njoftim shtohet se hetimet për çështjen do të...