Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
‘Transformim me AI në çdo sektorë’/ Rama zbulon vizionin e tij: Do të shkojmë në nivel tjetër në 2030-n
Kryeministri Edi Rama, ishte i pranishëm këtë të hënë në aktivitetin për prezantimin e Identitetit Dixhital, i cili gjatë fjalimit të tij theksoi se Shqipëria tashmë është një vend lider në rajon sa i përket shërbimeve publike dhe inovacionit. Sipas tij, vendi jonë është përkushtuar inovacionit, duke krijuar një bazë solide për transformimin e çdo sektori, falë inovacionit dhe tanimë edhe falë AI. “Besojmë se përmes teknologjisë dhe inteligjencës artificiale do të mund të krijojmë kushte dhe premisa tërësisht të reja për shërbimin shëndetësor, për mundësinë e kujtdo për të pasur një vëzhgim dhe trajtim cilësor, pavarësisht gjeografisë ku ndodhet, për sistemin arsimor. Po punojmë për të digjitalizuar sistemin e transporteve dhe me radhë. Po ecim me hapa të shpejtë lidhur me fillimin e zbatimit...