Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Fitorja në Leskovc, përgjigjja ndaj terrorit policor. Pamjet e patransmetuara dhe analiza e Bajkos, trajneri i fitores së parë zyrtare në transfertë
Nga Endi Tufa / TCH Ka gola që nuk shënojnë vetëm në portë, por në histori dhe ai gol në Leskovc nuk ishte rastësi, nuk ishte episod sportiv ishte kthimi i një borxhi të vjetër. Një gol i shënuar në tokë armiqësore, pa flamuj tanë, pa tifozë tanë, pa të drejtë të këndojmë as himnin të pa cënuar nga urrejtja e tyre, por me gjithë kombin që frymonte nga pas ekraneve. Në tribunë heshtje e ngrirë në fushë shpërthim kuqezi. Në sytë e lojtarëve tanë dukej dëshira për përmbysjen e asaj që kishte mbetur në mendjen tone, kishim 11 vite që e prisnim fshinim nga atje. Dhe vjen goli, festimi i Manajt me shqiponjën në duar, një simbol krenarie në çdo vend të botës, por...