Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Bufi ka sjellë edhe një latif nga Amerika”, Rama reagon pas postimit të LaCivita: Më kujton të fortin e lagjes që qullësi poshtë pallatit…
Kryeministri Edi Rama reagoi pas postimit të këshilltarit amerikan të PD, Chris LaCivita, ku publikoi videon e një bufi që ha një mi. Kryesocialisti drejtoi pyetjen se cili është miu, duke e quajtur LaCivita latif nga Amerika i sjellë nga bufi në Shqipëri. Sipas Ramës, këshilltari gjeti budallenj që i paguajnë paratë, duke nënkuptuar demokratët. Rama: Bufi ka sjellë edhe një latif nga Amerika, latifi për të gjithë ne që jemi rritur në lagjet e Tiranës të kujton atë të fortin e lagjes që qullësi poshtë pallatit e thërret hajde se do të më rrahin, kishte publikuar dje një video një buf që ha një mi dhe kishte ngritur pyetjen kush është miu, të gjesh budallenj që të paguajnë gjithë ato para për të duartrokitur...